Superylli i KB Rahovecit, Darrell Davis, është shprehur se vetëm gjithë qyteti në përkrahje të klubit mund ta mbushë palestrën.
Davis i cili mungon edhe së paku 10 ditë tha se ndaj Pontes do jetë vështirë, por se beson se salla e stërmbushur do ta mbushë zbrazëtinë e tij.
“Ftoj gjithë Rahovecin, vetëm salla e stërmbushur e mbulon mungesën time, por bashkë mund t’ia dalim besoj në bashklojtarët e mi dhe trajnerin”.
“Kam kaluar formën e jetës para lëndimit, por besoj se do të kthehem edhe më fuqishëm nga ky dëmtim. Rahoveci është qytet i mrekullueshëm me njerëz fantastik, ku po kaloj shumë mirë. Tashmë edhe shqip kam filluar të mësojë falë shokëve të mi”, u shpreh Darrell Davis për Rahoveci24.