KB Rahoveci është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike pas fitores ndaj Vllaznisë me rezultat 78-73 falë treshes vendimtare me 40 sekonda të mbetur nga Darrell Davis në stil të Kobe Bryant.
Supersfida e Ligës Ballkanike e pa Rahovecin si fitues në një ndeshje ku klubi jonë gjithë kohën ishte në disavantazh.
Darrell Davis ishte më efikas me 25 pikë, pasuar nga McFolley me 14 pikë dhe Altin Morina me 12 pikë.
Rahoveci në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike ka punë me Academic Bultex por deri në atë ndeshje ka shumë kohë.