Komuna e Rahovecit regjistroi daljen historikisht më të ulët ndonjëherë me 37% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ky numër në total është 21012 qytetarë që votuan në nivel të komunës së Rahovecit, apo 37%, që është përqindja më e ulët në histori.
Nëse bëjmë krahasimin mes demografisë, në zonat urbane kanë votuar vetëm 6300 qytetarë, apo 30% i totalit të votuesve në komunën e Rahovecit.
Kjo po ashtu shënon daljen më të ulët në histori në zonën urbane të Rahovecit, apo në qytet.
Në zgjedhjet e 17 tetorit nuk pati fitues dhe do të ketë balotazh mes AAK-së dhe VV-së.