Në komunën e Rahovecit në zgjedhjet e fundit me të drejtë vote ishin 57 mijë votues, ndërkaq votuan vetëm 37% e tyre që shënon daljen më të ulët në histori në komunën e Rahovecit.
Dalje e ulët u regjistrua sidomos në zonat urbane të komunës së Rahovecit, ku në qytet votuan vetëm 6300 persona me të drejtë vote.
Sipas statistikave, AAK dhe Smajl Latifi dolën triumfues edhe në vitin 2017 kur në zgjedhjet dolën të votojnë 40.6% e qytetarëve.
Në zgjedhjet e këtij viti në balotazh AAK fitoi për hiç më pak se 200 vota, natyrisht duke ju përshtatur edhe dalja e ulët e qytetarëve në zgjedhje.
Ndodhi kjo ndryshe nga viti 2013, kur triumfoi Idriz Vehapi. Në ato zgjedhjet lokale dalja ishte 45.9% dhe komuna e Rahovecit ishte masovikisht e përcaktuar për ndryshim.
Një gjë është e sigurtë – AAK ka sukses me dalje sa më të ulët dhe dalja prej 37% ishte faktor determinues në epërsinë e lartë që ka krijuar Smajl Latifi, e përsi që kthehet në pikën zero pas dështimit për të fituar qysh në raundin e parë, gjë për të cilën pati mobilizim të jashtëzakonshëm në elektoratin e AAK-së.
Mbetet të shihet cila do të jetë dalja në balotazh më 14 nëntor, atëherë kur gjithçka do të jetë e barabartë në kutitë e votimit dhe do të ketë vetëm dy opsione, të vazhdohet me pushtetin aktual, apo të votohet për ndryshim.