Dafina Gashi zë vendin e Besmire Bytyçit në Asamblenë Komunale

Dafina Gashi nga AAK në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitonte votat e mjaftueshme për t’u bërë asambleiste, megjithatë duket se tashmë kjo është gjë e kaluar për të.

Pikërisht Dafina Gashi sot u betua si asambleiste në Kuvendin Komunal të Rahovecit, duke u bërë një nga asambleistet më të reja të kësaj legjislature komunale.

Ajo do të zë vendin e Besmire Bytyçit, e cila mori rolin e drejtoreshës për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjenca, e cila pozitë u la vakante nga Kujtim Dina i cili për arsye personale dha dorëheqje.

AAK vazhdon të jetë partia më e madhe në Kuvendin Komunal të Rahovecit, por që vazhdon të qeverisë pa problem edhe pse pa koalicion. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.