Sheshi Qëndor i Qytetit duhet se do të jetë fushëbeteja e radhës mes institucioneve qëndrore dhe atyre lokale.
Është asamblistja e AAK-së, Dafina Gashi, ajo që ka vizituar këto punime dhe në mënyrë të jashtëzakonshme sulmoi Qeverinë Kurti.
Ajo ka kërkuar më shumë mbështetje financiare.
“Në cilësinë e asamblistes kërkoj mbështetje financiare edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila deri më tani nuk ka shprehur gatishmëri për mbështetje”, ka shkruar mes tjerash në postimin e saj asamblistja Gashi.
Mbetet të shihet nëse Qeveria do ta përkrahë këtë projekt, i cili nëse nuk realizohet në kohë, do ta lë Rahovecin në një gjendje jo të mirë dhe është i nevojshëm realizimi i këtij projekti sa më shpejtë dhe sipas afateve të parapara.
/Rahoveci24/



