Curri paralajmëron Besën: Do të dërgojmë sinjal për trofe, në Rahovec jemi si në familjen tonë

Portieri i mirënjohur kosovar, i cili mbron fanellën e KH Rahovecit, Arbër Curri, i ka dërguar sinjal Besës para duelit mitik që zhvillohet të enjtën në “Mizahir Isma”.

KH Besa e dominoi thellësisht me hegjemoni absolute hendbollin kosovar, por forcimi i KH Rahovecit ka alarmuar pejanët që do të vijnë për të ndalur hovini tonë të enjtën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Megjithatë, kështu nuk mendon Arbër Curri, i cili ka paralajmëruar kundërshtarët.

“Jam tash e shumë vite pjesë e KH Rahovecit, dhe jemi bërë si familje. Kam besuar shumë në bashkëlojtarët e mi, por asnjëherë sikur këtë sezon. Kjo më bën të kem besim të madh te skuadra sivjet”.

“Duke parë kualitetin dhe aftësitë që kemi jam i bindur se do të dërgojmë një sinjal të qartë në luftën tonë për trofe”, deklaroi Curri ekskluzivisht për Rahovei24.

KH Rahoveci gjendet në vendin e parë pas asnjë humbje kurse Besa ka 10 vite që nuk njeh humbje në hendbollin kosovar.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.