Counter-Strike 2 është loja më e popullarizuar e momentit në kuadër të lojërave sportive elektronike apo që njihen ndryshe si eSports.
Të gjithë kemi dëgjuar për namin e Bad News Eagles, shqiptarëve që marrin pjesë profesionalisht në garat më të mëdha, e natyrisht se nga trendi nuk ka shpëtuar as Rahoveci, që është një vend me traditë sa i përket lojtarëve edhe në sportet elektronike.
Së fundmi një formacion ekipor që po bën kërdi është pikërisht nga qyteti jonë, ku deri tani nuk njohin për humbje as nga rivalë në nivel të komunës, e ndërkaq edhe në nivel kombëtar pritet të testohen së shpejti.
Lojtarët në përbërje të këtij ekipi janë:
SkuUzZa
Pachenko00
salyx
iceflood
frattelloo
Kjo është pesëshja nga Rahoveci që nuk njeh për humbje së fundmi dhe pritet që si ekip të marrin pjesë edhe në turneun nacional të organizuar nga Federata e eSports të Kosovës (FESK), XPortalEsports dhe ka përkrahje nga dhjetëra sponsorë.
Ky ekip do të përfaqësojë Rahovecin në këtë turne dhe do të jetë në garë për të fituar çmimin e madh të 1 mijë eurove – turne i cili ka karakter humanitar pasi që mjetet e mbledhura nga donacionet dhe sponsorët shkojnë për fëmijët me autizëm.
Kliko këtu për të parë një nga performancat e tyre.


