Chris Seeley në bisedime me Vëllaznimi

Alo-qendra amerikane, Chris Seeley, është larguar kohë më parë nga KB Rahoveci.

Ndonëse nuk pati konfirmim zyrtar për këtë, largimi i tij ndërlidhet me disa frustrime të tij sa i përket fushës së lojës.

Lojtari ka shkuar të qetësohet në Amerikë, ndryshe nga Devini, largimi i Seeley nuk ndërlidhet me Mujën, ani pse ky i fundit ishte ai që e solli në Rahovec duke qenë një prej transferimeve të suksesshme.

Rahoveci24 mëson se Chris Seeley është në bisedime të avancuara me Vëllaznimin, dhe është pranë nënshkrimit me të.

Vëllaznimi e pati ofertën e parë të refuzuar nga lojtari, por përpjekjet e klubit gjakovar nuk kanë të ndalur, pasi që nuk do të duhet të pagujanë shumën e regjistrimit prej 5 mijë eurosh, pasi lojtari ka luajtur në Rahovec dhe fletlëshimin e ka në Kosovë.

Ky do të ishte transferim masiv për Vëllaznimin nëse realizohet, pasi do të bashkonte Seeley me mikun e ngushtë të tij, Jahii Carson, me këtë të fundit që po ndikon edhe në transferimet e gjakovarëve tashmë ende pa luajtur asnjë ndeshje të vetme.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.