Liga Unike do të fillojë shumë shpejt kurse Rahoveci do të jetë nikoqir i garës së parë mbarëkombëtare që bashkon basketbollin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Nga Kosova skuadrat pjesmarrëse janë Rahoveci, Peja, Ylli dhe Prishtina.
Ndërkaq nga Shqipëria do të marrin pjesë, Tirana, Vllaznia, Goga Basket dhe Teuta.
Shorti do të hidhet ndërkohë ku do të mësohen kundërshtarët teksa ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 6 dhe 7 prill në Rahovec kurse më 13 dhe 14 prill zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet. /Rahoveci24/