Canziba: Fitojmë për qytetin dhe kapitenin Besnikun

Mbrojtësi i KF Rahovecit, Durim Canziba, është shprehur mjaft me besim para duelit të vitit ndaj Ballkanit.

Canziba ishte një nga më të angazhuarit në stërvitje javën e fundit, teksa për një aktivizim të mundshëm ai e lë në dorë të trajnerit.

“Kemi bërë punë të mirë, trajneri po na jep besim të madh dhe po na shtyn të punojmë shumë, ndonjëherë përtej limiteve, por kjo është mirë sepse vazhdimisht po përmirësohemi dhe po punojmë drejt synimit tonë që është mbetja në ligë. Nëse do të aktivizohem në këtë takim kjo është në dorën e trajnerit, e respektoj secilën zgjedhje të tij, sepse për mua është i rëndësishëm ekipi dhe synimi i përbashkët që kemi. Vetëm bashkë mund të arrijmë mbijetesën”, u shpreh Canziba.

I pyetur për raportimet e mediave se kapiteni Besnik Shehu mund të jetë në dyshim për shkak të një rasti tragjk familjar, Canziba nuk deshi të flasë shumë rreth kësaj.

“Ngushëllime Besnikut. E njoh si të fortë dhe s’kam dyshime për këtë. Vendimi i tij për të luajtur ose jo do ta respektojmë të gjithë dhe do të bëjmë të pamundurën për të fituar për të dhe për qytetin”, përfundoi Canziba.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.