Ka dhënë dorëheqje kryetari i Ultras Vreshtarëve, Hasan Vuçitërna, i njohur si Canzi.
Canzi ka qenë lider për shumë vite i Ultras Vreshtarëve, duke qenë në krye të tyre me shumë suksese, udhëtime historike dhe netë epike për sportin rahovecian.
Vlen të përmenden udhëtimet masive në Therandë dhe Pejë, e po ashtu edhe udhëtimi me Plisat e Arpagjikët në Shqipëri për kombëtaren në inaugurim të Air Albania Arena.
Canzi si kryetar i Ultras Vreshtarëve organizoi edhe iniciativa të suksesshme humanitare për persona në nevojë dhe për shqiptarët në Shqipëri pas tërmetit.
Canzi ka lënë kështu hapësirë me këpuca të mëdha për t’u mbushur me shumë përgjegjësi në një moment ku sporti rahovecas nuk është në ditët më të mira dhe nevojitet shtytje e tifozëve për të shkuar përpara.
Arsyeja e dorëheqjes është fakti se Canzi do të angazhohet në jetën e tij profesionale dhe në aktivitetet e jetës private, gjë për të cilën ka nevojë lideri historik i Ultras Vreshtarëve pas viteve të tëra të historisë së shkruar.
/Rahoveci24/