Ish-kryeshefi i Agjencisë për Integrim Evropian Edon Cana, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani janë fajtorë kryesorë për mosliberalizmin e vizave për Kosovën.
Cana tha se Kosova ka pasur mundësi që ta kishte liberalizimin që nga viti 2014-të kur e kishte marrë edhe Ukraina, por si pasojë e mosvotimit të demarkacionin kjo ishte pamundësuar.
“Ne kemi mundur ta marrim liberalizmin e vizave kur e kanë marrë Ukraina edhe këto shtete edhe fatkeqësisht sot presidentja e Kosoves dhe kryeministri i Kosovës ishin figurat kyçe që e pamundësuan që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave. Ky është fakt domethënë i pamohueshëm”- tha Cana në Klan Kosova.
Ai shtoi se Kosova u dëmtua duke përdorur edhe dhunë edhe gaz lotsjellës.