KH Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në vitet e fundit ndaj KH Besës të shtunën nga ora 19:00.
Tashmë dihet orari, por pse është kjo ndeshje shumë e rëndësishme.
Organizimi i mrekullueshëm i klubit dhe forma me dy fitore nga dy takimet, bashkuar me faktin se ndeshja zhvillohet në “Mizahir Isma” bën të gjithë të besojmë për fitoren e parë ndaj KH Besës.
Kush e njeh hendbollin e din hegjemoninë e KH Besës, për vite të tëra pa rivalitet dhe në Rahovec të shtunën do të ndryshojë kjo gjë.
Të gjithë në përkrahje të ekipit të hendbollit në sfidën e tyre të madhe të radhës.
/Rahoveci24/