Caktohet orari i mega duelit Rahoveci – Trepça

Është caktuar dueli i mega ndeshjes mes Rahovecit dhe Trepçës në tempullin mitik, “Mizahir Isma”.

Ndeshja u tha se do të zhvillohet të premtën, por tash FBK ka caktuar edhe orarin e zhvillimit të këtij takimi.

Nga ora 19:00 të gjithë pas përfundimit të orareve të punës, studentët, pensionistët – i madh e i vogël do të jenë prezent në “Mizahir Isma” për të çuar ekipin drejt një fitore të madhe dhe për t’i treguar gjithë Kosovës se pavarësisht mbushjes së palestarve tjera, palestra “Mizahir Isma” është më e zjarrta dhe aty ku nisi revolucioni i basketbollit kosovar.

Ndër arsyet pse u vendos që ky duel të luhet të premtën është që të pushojë Trepça para duelit kualifikues ndaj Groningenit javën e ardhshme për garat evropiane.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.