Burrat nga Rahoveci i ndalin kamionët në rrugë dhe përleshen për një kabllo, përdorin edhe armë zjarri

USA, New York State, New York City, Crime scene barrier tape

Policia në Rahovec ka arrestuar tre persona, të cilët pas një mosmarrëveshjeje rreth një kabllo të rrjetit elektrik, kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku të dyshuarit fillimisht kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një kabllo të rrjetit elektrik, dhe kanë sulmuar viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

I lënduari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.

Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një plumb dhe një predhë në kabinën e kamionit.

Po ashtu, është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe pesë fishekë.

“Fsh. Kramovik, Rahovec 03.07.2021-17:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre,  për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje:, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.