Është mbajtur turneu i fundvitit 2018 në komunën e Rahovecit.
Turneu mblodhi disa prej ikonave të shahut të komunës së Rahovecit.
Në mesin e tyre, kampionë e ish-kampionë në disiplina të ndryshme.
Fituesi i këtij turneu u shpall Burim Sharku, i cili arriti rezultatin 5.5.
Turneu me karakter e motiv reakreativ u mbajt në shkollën “Bekim Sylka”, dhe aktivitete të tilla duhet të organizohen më shpesh me përkrahje të komunës së Rahovecit.
Ky turne u sponsorizua nga platforma kabllore e TV dhe e Internetit, Artvision. /Rahoveci24/