Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga LDK, Burim Krasniqi, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen masive pas debatit.
Shumëkush e cilësoi si fitues të debatit për maturinë e tij, elokuencën dhe informatat e sakta që prezantoi.
Burim Krasniqi ishte dallimi mes kandidatëve tjerë në një debat tepër të ashpër dhe me polemika mes opozitës dhe kryetarit Smajl Latifi.
Me të përfunduar debati pasoi postimi motivues i Krasniqit për votuesit e tij me fjalët: “S’ka forcë që e ndalë ndryshimin. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen”.


