Burim Krasniqi kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Burim Krasniqi do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një shënimi në Facebook.

640x74

“Z. Krasniqi, magjistër i shkencave dhe veprimtar shumëvjeçar i Degës, do na prijë në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Jam i bindur se me mbështetjen që ka, z. Krasniqi do ta marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Komunën e Rahovecit. Në këtë proces, të gjithë do t’i qëndrojmë në mbështetje gjatë gjithë kohës”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Deputeti i LDK-së ka njoftuar se Krasniqi, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Rahovec shumë shpejt do të caktojnë edhe listën e asambleistëve.

“Kryetari i Degës z.Krasniqi, në konsultim me nëndegët, së shpejti e përpilon listën e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal, të cilët do të jenë në ekipin e tij të qeverisjes komunale. Bashkë me ta do të jemi në konsultime me qytetarë në secilin lokalitet, si në qytet të Rahovecit ashtu edhe në të gjitha fshatrat”, ka njoftuar më tej Hoti.

LDK deri më tani ka caktuar një numër të caktuar të kandidatëve për kryetar komunash përfshirë edhe kryeqytetin.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.