LDK ka konfirmuar kandidatët e saj për kryetar në të gjitha komunat dhe përpos tjerash këtë e ka konfirmuar edhe për Rahovec.
Burim Krasniqi nga LDK është kryeopozitari që ka marrë përgjegjësinë që edhe një herë t’i prijë garës pas disa zgjedhjeve jo aq rezultative.
Por, me rezultatin pozitiv të korrur nga LDK në zgjedhjet nacionale, Krasniqi do të kerkojë që tash të ndërtojë mbi këtë ndjesi pozitive në elektorat dhe të shkaktojë befasi.
Në postimin e tij të parë pas shpalljes së kandidaturës, ai u shpreh i entuziazmuar, duke premtuar punë të ndershme dhe vëmendje për qytetarin.


