Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Burim Krasniqi, ka nisur fushatë intensive në diasporë.
Ai po viziton disa shtete ne diasporë, ku po pritet nga mërgimtarë të shumtë.
Dihet se Burim Krasniqi ka nisur fushatën edhe në Rahovec duke zbuluar emrat e parë për asamblistë.
Vetëm pak ditë më parë ai prezantoi emër të ri në listën e LDK-së, bëhet fjalë për Asllan Rrahmanin.
Burim Krasniqi po viziton disa shtete në diasporë ku po pritet nga mërgimtarë.
Kjo është kandidatura e dytë e Krasniqit, pas asaj në zgjedhjet e kaluara, ku nuk pati rezultat të kënaqshëm e ku pas katër vitesh në opozitë, synon rezultat pozitiv në zgjedhjet e vjeshtës.
Mobilizimi i Krasniqit dhe LDK-së në Rahovec vjen pas kerkeseses se Lumri Abdixhikut për mobilizim për zgjedhje lokale.
Takimet vazhdojnë në Linz në Mabel Lounge nga ora 18:00 të premten.


