Kandidati për kryetar të LDK-së, Burim Krasniqi, ka reaguar kohë më parë për procesin e ndërtimit të Sheshit të Rahovecit, projekt shumë i përfolur dhe mbi të gjitha i kontestuar.
Kandidati i LDK-së kritikoi qasjen e Komunës së Rahovecit që nuk ka para për të finalizuar projektin pasi Qeveria e Kosovës nuk ndau mjete për këtë projekt.
Burim Krasniqi madje shtroi pyetje se Smajl Latifi ka planifikuar ndërtimin e sheshit pa e caktuar vendin e as mënyrën si do të ndërtohet stadiumi i qytetit ku luan KF Rahoveci, që tash garon në Ligën e Parë dhe patjetër i duhet stadium.
Postimi i Burim Krasniqit:
