Bujqit në Rahovec nuk kanë me çka t’i ujisin të mbjellat

Bujqit e Komunës se Rahovecit nuk kanë mundur të mbjellin kulturat e tyre bujqësore që pesë ditë si shkak i prishjes së gypit të ujit i cili përdoret për tokat bujqësore.

Sanimi i këtij problemi dhe mbushja e sistemit me ujë pritet të bëhet më së largu deri nesër, ka thënë Jahja Kadria, drejtor i Kompanisë Radoniqi-Dukagjini, për Gazetën Alo.

“Ne shpresojmë që më së largu deri nesër mu eliminu problemi dhe me u lëshu uji. Ashtu mendojmë, nëse nuk na ndodhë ndonjë gjë e paparashikueshme. Kjo është ajo çka kemi mujt me e vërtetue. Po planifikojmë që nesër me fillue mbushja e sistemit me ujë”, ka thënë Jahja Kadria.

Sipas drejtorit të kompanisë, prishja e gypave që ndodhi të shtunën është më e madhja në 35 vjetët e fundit, nga kur edhe ka filluar punën kjo kompani.

“Është një rast i jashtëzakonshëm, një pozicion i jashtëzakonshëm i vështirë edhe kuptohet veq thellësia me gropu 10 metra nën tokë të jep me kuptu se cfar problem është.Do të thotë prej se ka fillu kompania ky është rasti më i ndërlikuar që 35 vjet”, ka thënë Kadria.

Prishja është gypave ka ardhur si rezultat i rreshqitjes së dheut dhe vjetërsisë së gypave.

“Lëvizja e tokës, ajo është aryeja, edhe vjetërsisa e sistemit se i ka mbi 35 vite. Por më tepër është rrëshqitja e dheut se është tokë jostabile. Është tokë e tipit smonicë”, ka thënë drejtori Kadria.

Kadria gjithashtu ka thënë se thellësia e gypave është rreth 12 merta, gjë e cila e ka komplikuar situatën.

Lëvizja e tokës, ajo është aryeja, edhe vjetërsisa e sistemit se i ka mbi 35 vite. Por më tepër është rrëshqitja e dheut se është tokë jostabile. Është tokë e tipit smonicë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.