Trajneri Bujar Loci ka dhënë deklaratë për faqen e klubit para ndeshjes ndaj Neë Basketit.
Tekniku i Grapeland Rahovecit ka treguar respekt për kundërshtarin, por ka potencuar se qyteti i Rahovecit jeton për basketboll.
Sipas tij kohërat e bukura e me gëzime do të kthehen nga e premtja.
Rahoveci ka tashmë një fitore të thellë në ndeshjen e parë si mysafir, e të premtën zhvillon të parën si vendas nga ora 18:00 ndaj Neë Basket Prizrenit që konsiderohet ndër rivalët më kryesorë për inkuadrim në Superligë.



