Bujar Loci kërkon falje: Kokën lartë të gjithë, asgjë s’ka mbaruar, përgjigjemi në ndeshjen e dytë

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci ka refuzuar që të drejtojë gishtin kah lojtarët pas disfatës nga Bashkimi në ndeshjen e parë.

Loci u ka kërkuar falje tifozëve që nuk i gëzuan me performancë.

“Ju kërkoj falje që ju zhgënjyem. Faleminderit që udhëtuat për ne, nuk e merituat një performancë të tillë. Ju siguroj se seria ende nuk ka përfunduar, ky klub dhe ky qytet, këta njerëz meritojnë maksimumin. Do të bëj më të mirën. Nuk dua të drejtoj gishtin te lojtarët, si në fitore si në humbje jemi të bashkuar. Do të luftojmë”, u shpreh Loci për faqen zyrtare të klubit.

Rahoveci zhvillon në fundjavë ndeshjen e dytë. ndaj Bashkimit, sërish në Prizren.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.