Rahoveci është përfshirë nga një stuhi në orët e mbrëmjes së sontshme.
Bubullima, breshëri e shiu kanë karakterizuar natën e sontshme.
Disa video e fotografi janë shpërndarë në rrjetet sociale nga reshjet në Rahovec e fshatrat përreth.
Deri tani nuk është evidentuar ndonjë dëm i shkaktuar nga stuhia që kaploi Rahovecin.