Breshëri shkakton dëme, shoqata e vreshtarëve kërkon kompensimin e dëmeve

Reshje të jashtëzakonshme të breshëritë dhe shiut kanë goditur sot në orët e pasdites qytetin e Rahovecit.

Si pasoj e kësaj, breshri ka shkaktuar vërshime në rrugët kryesore ndërsa edhe dëmet materiale nuk janë të pakta. Por ata që si duke kanë pësuar më së shumë janë bujqit pasi kulturat e tyre janë dëmtuar në mase të madhe.

Për këtë ka reaguar menjëherë edhe kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Afrim Sharku. Ai ka kërkuar që institucionet përkatëse që të bëjnë kompensimin e dëmit.

“Të nderuar fermerë vreshtarë, të nderuar përfaqësues të qeveris lokale dhe qendrore dhe të nderuar përfaqësues të partive politike, fatkeqesisht edhe sot vreshtarët pësuan një goditje të rëndë nga breshëri. Disa materiale të siguruar nga vizita personale në teren, tregojnë se dëmet janë mjaft të mëdha.

Apeloj te qeveria lokale dhe Ministria e Bujqësisë të formojnë grupet punuese për vlerësimin e dëmeve.

Po ashtu apeloj që qeveria e ardhshme t’i fus në legjislacion dëmet nga fatkeqësitë natyrore si mase të rregullt për kompensim të fermerëve’, ka shkruar kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, Afrim Sharku./Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.