BR35: Të dielën, krejt Rahoveci n’sallë – t’i tregojmë të gjithëve se nuk jemi dorëzuar

Superylli i KB Rahovecit, Bardh Rexha, i ka bërë thirrje gjithë qyteti që të jetë prezent të dielën në palestrën “Mizahir Isam” në atë që klubi e ka quajtur finale për ringritjen e madhe në sezon.

Rahoveci e sheh të dielën ndaj Bashkimit mundësinë ideale që të fillojë ngritjen në sezon, pasi menjëherë më pas është përballja ndaj ekipit plastik të Ponte Prizrenit.

Megjithatë, është Bardh Rexha ai që e ka vëmendjen fillimisht te Bashkimi, ku ai nuk do të luajë për shkak të lëndimit (në gjurin e tij).

“Më dhemb zemra që nuk mund t’i ndihmoj ekipt në një ndeshje që do të jetë sikur finale. Pas ndeshjes në Mitrovicë ku bashkëlojtarët e mi treguan karakter, është momenti ideal që ndaj Bashkimit të rikthehemi në sezon.

Krejt Rahoveci në sallë të dielën, t’i tregojmë të gjithëve se nuk jemi dorëzuar”, u shpreh Bardhi për faqen zyrtare të klubit.

Rahoveci pret Bashkimin të dielën nga ora 19:00 ku do të shënojë fitore të sigurtë në këtë takim, fitoren e dytë sezonale.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.