BR35: Na duhet ndihma e shikuesve që të kthehemi në Superligë

Kapiteni i GRL Rahovecit, Bardh Rexha, është shprehur optimist para fillimit të sintorit pranveror në Ligën e Parë të basketbollit kosovar.

Sipas Rexhës, ndeshja ndaj Kerasanit është e lehtë vetëm në letër, pasi që klubi prishtinas dallohet për kultivimin e basketbollistëve të talentuar.

osa1

Kohë më parë presidenti i GRL Rahovecit, Indrit Krasniqi, deklaroi se 100% Rahoveci do të kthehet në Superligë, por që i nxituar nuk ka dashur të tregohet Rexha, i cili gjithë dimrin e kaloi në një nga fitnes qendrat më të mira në Kosovë, FitLand Fitness në Rahovec.

“Ne kemi punuar shumë. Më në fund erdhi momenti që të zhvillohen ndeshjet. Shpresoj shumë që të shkojë gjithçka mirë dhe besoj se forma ime do të shënojë rritje, ashtu siç kishte rritje nga fillimi i sezonit”.

“Kemi rrugën e gjatë për Superligë. Mendoj se jemi favorit të mëdhenj, por klubet tjera kanë bërë shumë transferime. Ne mbetemi të qetë, por do të na duhet padyshim ndihma e shikuesve për të kthyer basketbollin rahovecian në Superligë, sepse ne e kemi vendin në elitë, e jo në rangje të tilla, me gjithë respektin për ekipet tjera, por ne jemi një klub e qytet i një niveli evropian”, u shpreh Rexha për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.