Bora e madhe që ka përfshirë vendin, e ka përfshirë edhe komunën e Rahovecit.
Rrugët magjistrale janë në gjendje të vështirë, ndërsa bora ka prekur edhe qytetin dhe fshatrat.
Eko Regjioni ka konfirmuar se ka filluar pastrimin e rrugëve me të gjitha makineritë.
Ndërkaq, gjatë gjithë natës pos pastrimit do të bëhet edhe hedhja e kripës.
Eko Regjioni është i kontraktuar për qytetin e Rahvoecit, rrugën Brestovc – Krushë e Madhe, Opterushë, Retijë dhe Zoqisht.
/Rahoveci24/