Bora Mullabazi pjesë e përfaqësueses së Kosovës U14

Basketbollistja Bora Mullabazi është vetëm 12 vjeçe, por me talentin e treguar dhe efikasitet të lartë në çdo ndeshje, ka tërhequr vemendjen e shumë ekspertëve të basketbollit në Kosovë, dhe kjo vëmendje ka sjell edhe rezultatet e para.

Falë lojërave të mira, Bora është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës për grupmosha U-14, për gara kualifikuse për Kampionatin Europian, të cilat gara po zhvillohen në Bullgari.

Hapat e para në lojën e basketbollit, Bora ka filluar në SHB” Halit Hoxha” në Rahovec, ndërkaq luan në Junior 06 Moni Bau, me grupëmoshat U-14 dhe U-16, nën përkujdesjen e trajnerit Ramush Rushiti, i cili shprehet vetëm me fjalë superlative për talentin e saj. Vitrinën e saj, Bora ka filluar të stolis me kupa dhe medalje, ndonëse me klubin e saj është fituese e këtyre garave të Kosovës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.