“Bomb has been planted” – Fisnik Rugova lojtar i ri i Rahovecit?

KB Rahoveci ka siguruar shërbimet e superyllit të përfaqësueses së Kosovës dhe një prej ikonave të Sigal Prishtinës, Fisnik Rugova.

Tashmë dihet se adresa kryesore e basketbollit vendor është portali Rahoveci24 dhe kjo nuk mbetet më ndryshe as tash e as në të ardhmen duke sjellë informacionet e fundit direkt nga prapaskena e klubeve.

Rahoveci si duket po e sheh Sigal Prishtinën si marketin kryesor për blerjen e pjesëve që i duhet për edicionin e ri.

Pasi i mori Altin Morinën dhe Arian Qallakun në janar, Rahoveci tash është afër një tjetër nënshkrimi të pabesueshëm.

Burimet e sigurta të Rahoveci24 konfirmojnë se Rahoveci ka një “marrëveshje në parim” me superyllin Fisnik Rugova, lojtar i pozitave 4 dhe 5 dhe se ai do të jetë lojtari vendor më i paguar në histori të klubit të Rahovecit.

Fisnik Rugova është lojtar i pozitave 4 dhe 5 pas të cilit çmendet Fotis Takianos – ishte pikërisht ky kushti i teknikut grek që nëse ai kthehet klubi të sigurojë shërbimet e Fisnik Rugovës.

KB Rahoveci me fonde të konsiderueshme këtë sezon, sponsorëve të rinj dhe mjeteve të alokuara nga komuna e Rahovecit është aktivizuar jashtë mase javën e fundit të afatit kalimtar, ku tash ka nënshkrimin e lojtarit tjetër të rëndësishëm pas nënshkrimit të Musab Malës.

Klubi vreshtar kështu ka shfrytëzuar një krizë financiare që po kalon Prishtina për të marrë një prej margaritarëve të saj, pas gati ka trefishuar pagën e tij aktuale në Prishtinë.

Rahoveci me nënshkrimin e Rugovës i cili do të bëhet me prezantim zyrtar në ditët në vijim e ka tashmë edhe lojtarin tjetër të shumë-dëshiruar nga Takianos, ku tashmë ai ka tandemin me një tjetër lojtar kualitativ të huaj në pozitat 4-5, teksa edhe tri të huaj tjerë pritet të aterojnë shumë shpejt në Rahovec.

Pos 4 të huajve dhe Fisnik Rugovës e Musab Malës, Rahoveci ka siguruar edhe shërbimet e Altin Morinës dhe Visar Ejupit, klubi po vazhdon të kërkojë edhe lojtarë tjerë që të nisë stërvitjet jo më larg se 16 gusht.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.