Bojkoti i mallrave serbe, Rahoveci ndër qytetet qe i prinë

Thirrjet për bojkotimin e mallrave serbe në rrjetet sociale po tregojnë efektin edhe në rrjetet e marketeve në Kosovë.

Rahoveci24 pas ankesave që po shpalos çdo ditë të marketeve të oligarkëve që po prishin shëndetin e familjeve tona dhe po keqpërdorin me çmime, tash sjell një tjetër pikëpamje të asaj që po ndodh.

Iniciativat masive të bojkotimit të prodhimeve serbe po tregojnë rezultat me mallra që po përfundojnë me afat të skaduar në marketet e Rahovecit.

Dihet se Rahoveci ishte edhe në luftë prijës duke dhënë shumë për lirinë e vendit.

Fuqizimi i prodhimeve vendore fuqizon shtetin tonë, kurse bojkotimi i mallrave serbe e zvogëlimi i importit nga Serbia pamundëson forcimin e buxhetit të shtetit fqinj verior.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.