Bodrumi i Vjetër në OKB, ambasadori japonez e përdor për të treguar përparimin e Kosovës

Ambasadori japonez, Yoshifumi Okamura në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shijuar një gotë vere të prodhuar në Kosovë derisa po flistë për vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

“Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë vere nga Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë mbledhje ka pasur deklarata e përballje mes ambasadores kosovare, Vlora Çitaku dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pra, vera e Rahovecit prodhuar nga Bodrumi i VJetër në Rahovec shërben si referencë e progresit që ka bërë Kosova.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.