Bllokohet rruga te palestra, pronari i EuroIng zotohet se shpejt hapet palestra

Është bllokuar rruga te palestra për shkak të punimeve në fazën e tretë të palestrës së Rahovecit.

Palestra që para pak ditësh shënoi 10 vjetorin e fillimit të punimeve duket se po përfundohet – më në fund pas një dekade.

Ishte pas fitores së ndaj Trepçës në Mitrovicë pronari i kompanisë EuroIng, Kujtim Thaçi, ai që premtoi se shumë shpejt klubi i basketbollit do të vazhdojë të bëj krenarë qytetarët e komunës së Rahovecit – por tash nga shtëpia e tyre që po finalizohet nga kompania e tij.

Zotimi i Kujtim Thaçit dhe EuroIng është serioz.

Burimet e Rahoveci24 mësojnë se pas instalimit të ngrohjes, janë porositur tashmë edhe paisjet sportive ndërkombëtare me standarde për të zhvilluar ndeshje të nivelit botëror dhe shumë shpejt pritet vendosja e karrigeve, kompletimi i tribunave dhe shtruarja e parketit që po ashtu do të jetë i një niveli ndërkombëtar.

Me këtë rast është bllokuar rruga, e nuk dihet sa do të mbetet e bllokuar.

Shpresa është që kjo rrugë të mbetet e bllokuar sa më shkurtër, jo për shkak të nevojës për të lëvizur, por për shkak të përurimit sa më shpejt të palestrës.

KB Rahoveci ka nevojë për të luajtur në palstrën e vet në Rahovec, pasi ashtu kështu, klubi nuk ka asnjë humbje këtë sezon, me pesë fitore nga pesë ndeshje. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.