Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina, ka deklaruar për Rahoveci24 se vonesa e ekzekutimit të subvencioneve për klubet e Rahovecit ka ndodhur për shkak të padive të mësimdhënësve të cilët e kanë dërguar komunën e Rahovecit në përmbarues.
Sipas tij, këto telashe të mëdha financiare komuna është duke i zgjedhur.
Ai ka dhënë edhe një moment të ri kur mund t’i kenë klubet paratë në llogaritë e tyre.
“Jam në një aktivitet, jam duke u marrë vazhdimisht me çështjen dhe jam në kontakt me klubet”.
“Paditë i kanë bërë mësimdhënësit, kontrata kolektive është, për shkak të kësaj po e bllokon sistemin ministria, klubet mund t’i kenë në llogari të hollat javën tjetër”, deklaroi Afrim Dina i pyetur për çështjen nga Rahoveci24.
Ishte Rahoveci n’Fokus që raportoi për këto telashe, por duket se është një problem më i gjerë e jo kryekëput i institucioneve lokale, pasi që kontrata kolektive i ka bllokuar shumë komuna dhe u ka shkaktuar shumë probleme financiare. /Rahoveci24/


