BKT konfirmon: Për çdo deponim në llogari të Muhamedit, shërbimi i bankës FALAS

BKT banka ka konfirmuar se për rastin humanitar të Muhamed Hajrullagës ka larguar shumën prej 5 eurove me të cilën ngarkohen shërbimet e deponimeve në llogari të Muhamed Hajrullagës.

Gjatë ditë së djeshme u bë thirrja publike për donacione për Muhamed Harjullagën, 25 vjeçarin, djalin e vetëm të familjes Hajrullaga që vuan nga tumori në tru.

Xhirollogaria që e ka ofruar familja për të ndihmuar Muhamedin është në Bankën BKT.

Për secilin transaksion që bëhej në drejtim të llogarisë së Muhamedit shërbimi standard i bankave kushtonte 5 euro në kuadër të donacionit.

Megjithatë, Rahoveci24 mëson se është drejtori i degës BKT në Rahovec, Venhat Rexha, ai që ka kërkuar që kjo shifër e shërbimit prej 5 eurove të largohet dhe të gjitha mjetet që shkojnë në llogarinë e Muhamedit, t’i mbesin atij.

Se kërkesa e drejtorit Rexha është aprovuar, e ka konfirmuar vet ai shkurt për Rahoveci24 duke i bërë thirrje të gjithëve që të kontribojnë për të ndihmuar Muhamedin nga se tani edhe 5 eurot e shërbimit bankar, do t’i takojnë djaloshit 25 vjeçar nga Rahoveci.

Muhamed Hajrullaga ka nevojë për 60 mijë euro për të trajtuar sëmundjen e tumorit në tru.

NDIHMO TANI Muhamedin – dhuro:

IBAN of Beneficiary : XK051931000922021147

Swift Code : NCBAXKPR

Name of beneficiary: MUHAMED
SELAMI HAJRULLAGA

Go Fund Me: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmone-muhamedin?utm_campaign=p_cp%20share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer&fbclid=IwAR0jKC6TGCFs_y7IBIAss71s2k6Wios7sD-MnMBybWLwmsOlxwEvd1vdI5o

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.