KF Rahoveci gjendet në pikën më kritike që gati një shekull të ekzistimit dhe ka nevojë më së shumti për mërgimtarët dhet biznesmenët për ndihmë.
Të martën KF Rahoveci përballet ndaj Lugut të Baranit në Obiliq në stadiumin e KEK-ut nga ora 16:00, ndeshje e barazhit kjo e cila është vendimtare për mbetje në Ligën e Parë.
Nëse KF Rahoveci do të bijë nga Liga e Parë, atëherë rikthimi do të jetë tejet i vështirë, në mos të themi e pamundur dhe klubi do të jetë buzë shuarjes. Po ashtu, kështu rrezikohet edhe e ardhmja e fëmijëve të Rahovecit, talentëve të shumtë që s’do të kenë se ku të luajnë futboll dhe ky sport rrezikon të mos ekzistojë në vendin tonë.
Andaj, KF Rahoveci ka probleme të jashtëzkaonshme financiare dhe ka mbetur në fund të fondeve financiare para duelit të barazhit dhe për të organizuar këtë ndeshje ashtu sikurse edhe për të shpërblyer lojtarët në rast të suksesit nuk ka më të holla.
Lojtarët për angazhimin e pamohueshëm duhet të shpërblehen dhe duhet të jenë në nivel për të mposhtur Lugun e Baranit dhe për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë klubin mund të deponojnë mjetet në xhirollogarinë si në foton më poshtë: