BIK-u në Rahovec shtroi fitar për 1200 agjërues, imazh që la gojëhapur gjithë Kosovën

Bashkësia Islame në Rahovec të shtunën mbrëma në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici” shtroi iftar për 1200 agjërues.

Rahoveci, një zonë mjaft e devotshme fetare, ka agjërues të të gjitha moshave.

1200 prej tyre ishin të ftuar nga BIK-u në Rahovec për atë që ishte deri tash iftari më i madh i organizuar që nga paslufta.

Ndryshe nga herat tjera, kësaj radhe me renditjen e tavolinave u formua fjala “Allah” në dedikm të krijuesit All-llahut.

Imazhi i siguruar nga Rahoveci24 dhe i publikuar në faqe theu të gjitha rekordet, duke u shndërruar në foton kryesore të kësaj fundjave.

I gjithë vendi është mahnitur me idenë, realizimin dhe devotshmërinë e treguar për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe pasqyra që tregoi Rahoveci vërtet ishte shembullore.

Një përgëzim për BIK-un në Rahovec, të gjitha xhamitë e qytetit dhe kontributorët. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.