Betim Behluli, gjyqtari me më së shumti lëndë të zgjidhura

Gjyqtari nga Rahoveci, Betim Behluli, i cili është pjesë e Gjykatës Themelore të Gjakovës – Departamenti Civil, është një nga gjyqtarët më efikas.

Sistemi gjyqësor i Kosovës është thënë shpesh herë që ka probleme të ndryshme.

640x74

Një prej këtyre problemeve janë lëndët e pazgjidhura të cilat mbeten në sirtar dhe të cilat i merr koha. Por, kjo si duket nuk vlen për gjyqtarin Betim Behluli.

Me afro 500 lëndë të zgjidhura, gjykatësi Betim Behluli është larg gjykatësi më efikas në Departamentin Civil të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Pas tij renditet Mirjetë Shala me rreth 360 lëndë të zgjidhura, vazhduar nga Durim Balaj e Besmir Juniku.

Pra, po të kishim më shumë gjyqtarë si Kosovë të nivelit të Betim Behlulit, atëherë pa dyshim se do të kishim më pak lëndë të pazgjidhura.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Betim Behlulit nuk është rastësi – ai është djali i ish-gjykatësit të njohur, Rasim Behluli.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.