Besnik Shehu kapiten i ri i KF Rahovecit

Portieri i KF Rahovecit, Besnik Shehu, është emëruar kapiten i ri i KF Rahovecit.

Vendimi është marrē në stërvitjen e të hënës nga kryetrajneri Fadil Vuçitërna.

Aftësitë e lidershipit dhe kualitetet tjera kanë bërë trajnerin të vendosë për Shehun si kapiten të ekipit.

Deri tash ka qenë kapiten Bajram Krendali, por ai vazhdon ta vuajë suspendimin e padrejt nga ndeshja me Flamurtarin.

Ndeshja e parë e Besnikut si kapiten është këtë fundjavë ndaj Deçanit.

Besnik Shehu është kthyer nga Austria për ti ndihmuar KF Rahovecit në luftën për mbijetesë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.