Besnik Shehu hero i Flamurtarit, mbron penaltinë vendimtare dhe mban klubin në Superligë

Portieri rahovecian, Besnik Shehu, është shndërruar në një hero të klubit prishtinas, Flamurtari, pasi arriti të mbrojë penaltinë vendimtare në barazhin ndaj Vushtrrisë.

Shehu ishte fantastik në këtë takim deri në minutën e 84, kur përpak nuk arriti të mbronte një goditje nga distanca që barazoi rezultatin në 1-1.

Fati i njërës prej skuadrave për garim në Superligë edicionin e ardhshëm u vendos në penalti.

Besnik Shehu si një ekspert i penaltive u prit që të jetë spektakolar në këto ekzekutime dhe pasi dy herë ishte afër të ndalte, herën e tretë dhe vendimtare arriti të kapë topin e kundërshtarit.

Kjo bëri që Flamutari të shpallet fitues dhe të mbes në Superligë edhe për një vit tjetër.

Gëzimi në skuarën prishtinase ishte i madh që në faqen zyrtare e cilësojnë portierin rahovecin si një super portier.

Shehu pati një gjysmësezon fantastik me Flamurtarin ku kontriboi që ky klub të mos bie nga Superliga. Ai madje pati një seri prej tri ndeshjeve rresht pa pranuar gol. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.