Besnik Shehu: Fitore me rëndësi, por të jemi të qetë pasi kemi shumë punë

Portieri i KF Rahovecit, Besnik Shehu, është shprehur i ngazëllyer pas fitores ndaj Dukagjinit në stadiumin Selajdin Mullabazi – Mici.

KF Rahoveci mposhti me rezultat 2-0 skuadrën e Dukagjinit dhe Besnik Shehu është shprehur i kënaqur me lojën dhe me faktin që nuk pranoi gol. Ai kërkoi që skuadra të jetë e qetë dhe të mos entuziazmohet shumë, pasi kanë shumë punë për të bërë.

“Një fitore shumë e rëndësishme e arritur, një hap i madh drejt mbijetesës. Por, duhet të jemi shumë të fokusuar, të mos e humbim përqëndrimin dhe të kërkojmë në secilin takim fitore, sepse secila ndeshje është sikurse finale”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos lojtarëve të mbrojtjes, të cilët treguan performancë shumë të mirë, e kështu edhe bashkë arritëm që të mos pranojmë gol dhe të sigurojmë një fitore para publikut”.

“I falënderoj të pranishmit që ishin në stadium dhe i ftoj sa më shumë tifozë që të vijnë në mënyrë të organizuar në ndeshjet tjera, sepse është fundamentale që të punojmë drejt synimit tonë – mbijetesës”, u shpreh Shehu për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.