Besnik Sharku ri-aftësohet, kthehet në stërvitje (Foto)

Qendra e KB Rahovecit, Besnik Sharku i është kthyer stërvitjeve dhe po vazhdon me sukses fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Sharku ishte jashtë parketit në dy javët e fundit, duke munguar në miqësoren ndaj Yllit dhe në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Kaçanikut, pasi u dëmtua në stërvitje gjatë një dueli me bashklojtarin Halim Nurshaba.

Por, ai pasë kujdesit intensiv të treguar nga klubi është rikuperuar në kohë rekorde duke mundur të kthehet në stërvitje brenda dy javësh, nga lëndimi i pësuar në nyje.
besniku 1
Rahoveci24 ka arritur të sigurojë foto ekskluzive nga kthimi i Besnik Sharkut në stërvitje.

Ky për KB Rahovecin është lajm shumë i mirë, kur dihet se qendra tjetër Driton Bajrami është lënduar dhe tash pritet që të zëvëndësohet nga Sharku.

Nuk dihet nëse ai do të luajë në miqësoret e planifikuara për këtë fundjavë, teksa ndeshja e ardhshme është ndaj Dritës.

Trajneri Valentin Spaqi sipas informacioneve të Rahoveci24 nuk preferon të nxitohet me Sharkun dhe nuk pritet që t’i japë shumë minuta derisa të rikuperohet plotësisht nga lëndimi. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.