Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku, ka dhënë deklaratë ekskluzive për Rahoveci24 ku ka treguar gjendjen e tij para duelit të rëndësishëm ndaj Pejës.
Superylli i klubit ka dy javë që është i lënduar në metakarpalin e dorës dhe në qafë.
Ai po lufton me kohën për një inkuadrim ndaj Pejës, i cili do ndihmonte ekipin pasi s’ka qendër natyrale.
Për Rahoveci24, kapiteni thotë se nuk e di nëse luan.
“Nuk e do nëse do të luaj. Gjendjen e kam më të mirë, mirëpo pres konfirmimin e mjekut specialist i cili është jashtë vendit për të dhënë dritën e gjelbërt. Është ai që merr vendimin definitiv, pavarësisht dëshirës time”, thotë Sharku i emocionuar dhe i nervozuar që nuk është 100% gati fizikisht.
Por, më tej ai shton se lëndimi i tij duhet të mos i zbraps, por ti motivojë tifozët të jenë prezent për ta përkrahur ekipin.
“Ekipi luan secilën ndeshje për fitore. Nuk jemi inferior ndaj askujt. Kemi kualitete, jemi të vetdishëm dhe pavarësisht mungesave, mbështes trajnerin dhe punën e tij që ka bërë këto dy javë me ekpin pavarësisht lëndimit tim, kimia e ekipit është e mirë. Tifozët i ftoj masovikisht, duhet të kemi të gjithë durim, palestra po vijnë dhe me atë edhe trofetë”, përfundoi Sharku. /Rahoveci24/