Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku, me performancën në ndeshjen e fundit sezonale ndaj kampionit Sigal Prishtinës ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë Evropës.
Faqja më e madhe e basketbollit evropian, Eurobasket.com, e ka vënë në vendin e tretë për këtë javë djaloshin rahovecian që terrorizoj mbrojtjen e kampionit.
Me 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime dhe 1 top të vjedhur, Sharku bëri që të futej në listën e më të mirëve ku në përshkrim thuhet se ai ka pasur sezon fantastik, por ka mundur të bëj më shumë nëse do ta ndihmonin bashklojtarët në ndeshjet tjera.
Kjo është hera e dytë që Sharku futet në top 10 të Eurobasket, dhe hera e parë që një basketbollist nga Rahoveci futet në top 3, çka vërteton edhe një herë se sportisti i vitit kishte nivel të lartë të performancave. /Rahoveci24/