Besmiri shkëlqeu me performancën në iftarin e madh në Rahovec (Foto)

Këngëtari i mirënjohur, Rahovecian, Besmir Spahiu, tregoi edhe një herë dashurinë për vendin e tij dhe njerëzit e Rahovecit në performancën e tij të fundit.

Këngëtari ishte i ftuar që të performonte i vetëm bashkë me instrumentistin Sunib Spahiu para 530 të pranishmëve në stadiumin e Rahovecit.

Ai interpretoi disa këngë në mënyrë të shkëlqyer, çka nxiti duartrokitjet e shpeshta dhe komplimentet ndër të pranishëm.

Vet Besmiri për Rahoveci24 pranon se me kënaqësi pranoi të performonte, nga se edhe vet është agjërues dhe performoi me gjithë zemër. Ai falënderoi organizatorët për ftesën.

“Falënderoj organizatorët për ftesën, e pranova me shumë kënaqësi dhe me gjithë zemër. Falënderoj edhe të pranishmit për prezencën e tyre dhe respektin dhe mirënjohjen ndaj meje”.

“Ditë si këto duhet të jenë mesazhi më i qartë se duhet të jemi gjithmonë bashkë, për njëri-tjetrin për vendin tonë. Dhe mbi të gjitha të mbajmë dashurinë dhe t’i falënderohemi krijuesit për të gjitha të mirat dhe ditë si këto”, deklaroi Besmiri për Rahoveci24.

Besmir Spahiu mbetet prej këngëtarëve më të angazhuar në performanca të ndryshme për të rinj, ahengje familjare dhe mbrëmje të tilla humane si iftari i madh.

besmiri 1

besmiri 2

besmiri 3

besmiri 4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.