Këngëtari i mirënjohur rahovecian i muzikës popullore qytetare, Besmir Spahiu, është një nga më të angazhuarit e sezonit veror.
Edhe pse një nga emrat më të rinj, Besmiri sipas disa informacioneve është shumë i angazhuar në sezonin veror.
Performancat e tij të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar kanë bërë që sivjet ai të jetë prej më të kërkuarve.
Besmir Spahiu është prej këngëtarëve më premtues të muzikës popullore qytetare dhe dalë ngadalë po shndërrohet në ikonën e këtij zhanri në qytetin e Rahovecit. /Rahoveci24/