Këngëtari i mirënjohur rahovecian, Besmir Spahiu, ka pasur një nga sezonet më të suksesshme në karrierë.
Besmiri performoi edhe për Bajram në një nga lokalet e Rahovecit duke shfaqur performancë fenomenale.
Dhe, i pyetur se si ndihet nga pritja e publikut, ai falënderoi të gjithë për atmosferën.
“Si zakonisht në n’Qosh realizohen mbrëmje të tilla, falënderoj qytetin tim dhe publikun e vendit tim për pritjen dhe atmosferën”, theksoi Spahiu.
Ai thotë se ky ishte sezoni më i suksesshëm për të, por paralajmëron befasi për vitin 2018.
“Edhe ky ishte sezon i mrekullueshëm. Falënderoj të gjithë ata që më ftuan në ahengjet e tyre, ku kemi kaluar çaste të paharruara. Përjetësisht u jam falënderues. Viti 2018? Natyrisht se ka befasi…”, përfundoi ylli rahovecian i muzikës qytetare.
Besmiri mbetet një nga këngëtarët më të kërkuar rahovecian. /Rahoveci24/