Besmiri dhe Vullneti përkrahin Ardianin pas lansimit të klipit të ri (Foto)

Se këngëtarët rahovecian po përkrahen njëri me tjetrin, kjo është tashmë fakt.

Ardian Limanmera lansoi projektin “Kanarinë”, i mirëpritur tashmë nga publiku.

Dhe ai ka marrë përkrahje të rëndësishme nga kolegu i tij, Besmir Spahiu, një tjetër artist që synon nivelet mbarë nacionale të muzikës.

“Sukses shoku Ardian”, ka shkruar Besmiri në një postim në rrjetin social Facebook bashkë me videon.

Edhe Vullnet Zhuniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përkrahur kolegun e tij, duke e komplimentuar për punën.

Videoklipi u punua nga Artvision në regji dhe skenar të Agron Sokolit dhe Taulant Pallqës.
vullneti 2

besmiri 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.